Site icon Tetova Expres

ISMAILI – SIVJET RENDIMENTI E MOLLËVE 80 % MË I ULËT

 Ka filluar  sezoni i vjeljes së mollëve. Në krahasim me vitin e kaluar shkaku I  ngricave  pranveroren  sasia  e  mollëve   ka  rënë  afro  80  përqind   përkundër faktit  se cilësia  dhe çmimet  janë nivel 

  Ky është sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në plantacionet në vend mbizotëron një laramani ngjyrash. Për kultivuesit ky sezon nuk ka qenë edhe gjithaq i frytshëm, bazuar edhe te fakti se këtë vit ka 80 për qind më pak rendimet, shkaku i ngricave që ndodhë në fillim të pranverës

   “Sivjet shkaku i ngricave pranverore sasia është 80 për qind më pak, ndër sa  cilësia është në nivel si duhet, mirëpo shkaku i ngricave pranverore ka  dështuar sasia”.

Por ajo që i shqetëson më së shumti ata që kultivojnë këtë rendiment është plasmani në treg. Vendi ynë ka sasi të mëdha të mollëve, madje më shumë se sa i nevojitet, prandaj shitja e tyre do të jetë e vështirë.

 “ Me plasmanin nuk kemi  problem se sivjet ka mungesë të madhe të mollëve çmimi është I lartë dhe besoj që të mbetet  gjithmonë ç’ashtu pasi ka  pasur  ngrica  dhe  janë zvogëluar edhe sipërfaqet shkaku se  nuk  ka  njerëz pë të punuar. Edhe  çmimi do të jetë lartë

Advertisement

Ashtu  si kultivues të shumtë që merën me këtë rendiment edhe Amet Ismaili nga Sellarca e Epërme, problemin më të madh e fuqinë punëtore ndaj edhe punojnë familjarisht vetëm e vetëm për ti mbuluar ato.  

 “Vjeljen e bëjmë me familjarët tanë shkaku  se  nuk ka  punëtorë, Edhe  sasitë i kemi zvogëluar i kemi shkulë gjysmën e sipërfaqeve i kemi bërë dru shkaku i punëtorëve’’,. tha ai

Ashtu  si Amet Ismaili edhe kultivuesit tjerë të mollëve në vendin tonë ndihmesë të vetme  nga  shteti kanë subvencionet  e zakonshme .

Në nivele republikan çdo vit mesatarisht mbillen rreth 3 mijë hektar, ndërsa pritet që të mblidhen rreth 50 deri 60 mijë tonë mollë. Krahasim me vitet e kaluara, këtë vit ka si duket do të ketë shumë më pak rendiment.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version