Site icon Tetova Expres

KUPA E MAQEDONISË: NESËR NË TETOVË TAKOHEN SHKËNDIJA – YENI MAALE 

Klubi i  futbollit Shkëndija nesër në stadiumin e vjetër me fillim në ora 15:30 do të  zhvillon ndeshjen e fazës së parë të vlefshme për  Kupën e  Maqedonisë  sezoni  2025/2026. Kundërshtar i ekipi  tetovar është  skuadra Yeni Maale  nga Manastiri

Pas pauzës ndërkombëtare, kuqezinjtë rikthehen në Tetovë me dy ndeshje të rëndësishme në një hark kohor prej vetëm tre ditësh.

Te mërkurën, në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë, presim Yeni Maalen në duelin e Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e rrethit të parë të Kupës u shty për shkak të angazhimeve të Shkëndijës në Evropë. Duke pasur parasysh orarin e ngjeshur, skuadra nga Manastiri pranoi ofertën për ta zhvilluar takimin në Tetovë, duke kursyer kuqezinjtë nga lodhja shtesë pas udhëtimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare.

Ndërkaq  të premten po në Tetovë me  fillim në ora  15:30, zhvillohet ndeshja hapëse e  javës së pestë të sezonit vjeshtor mes  Shkëndijës dhe  bashkimit të  Kumanovës . Ekipi i  Bashkimit  pas plot 17  viteve  si anëtare e Ligës së parë do të përballet me  ekipin kuqezi

 Shaban Sinani  – TV Koha
Exit mobile version