Site icon Tetova Expres

PUNËTORËT E “NAPREDOK” AKOMA PA RROGA, SHTYHET SËRISH SEANCA

Vazhdon anulimi I seancave gjyqësore në Gjykatën e Tetovës për ish punëtorët e shtypshkronjës “Napredok”. Rreth 50 punëtorë, pas mbylljes së shtypshkronjës për dy vjet radhazi vazhdojnë të kërkojnë  10 rrogat e papaguara. Ata kërkojnë që sa më shpejt kjo cështje të zgjidhet dhe të marrin atë që iu takon.

BEHIXHE SEJDIJA – E Punësuar “Do vazhdojmë ta ngrejmë zërin se ne kemi të drejtë. U mbyll firma jonë. Punë kishte shumë dhe ne mbetëm në rrugë. Unë jam me 45 vjet stash pune, mbetëm në rrugë, kjo nuk është në rregull. Më shumë jam e revoltuar me gjykatën e Tetovës se pse nuk merr hapa për ne. Edhe zërin do e ngrejmë edhe më tutje.”

ZHIVKA DIMOVSKA – Ish e punësuar “Pritëm tri muaj, që do të thotë se ky është viti I dytë, që presim seancën gjyqësore të mbahetdhe me shpresë se një ditë, do të realizohet. Për fat të keq, erdhëm edhe para tre muajve, na thanë që të vijmë sot me shpresën se do të mbahet seanca POR ASHTU SIC E PATË EDHE SOT U ANULUA. Për shkak se nuk kishte procesverbalist. Por ne u zotuam që do ta bëjmë procesverbalistin, pasi jemi pa punë që njëherë e përgjithmonë ti vihet fundi kësaj teme. Të na japin vetëm Rrogat tona sepse nuk kërkojmë tjetër gjë. Nuk e di pse është kaq e vështirë? Ku kanë shkuar rrogat tona, Le të ulet pronari Pavle Petrov, le të ulet Mirosllav Gërcarovski, le të merren vesh se cili duhet t’I jap rrogat dhe le ta zgjidhin problemin.”

Përndryshe, shtypshkronja Napredok ka qenë një ndër shtypshkronjat më të vjetra në rajonin e Tetovës. E njëjta ka qenë shtypshkronjë shtetërore por më pas u privatizua dhe arriti të funksionojë deri në fund të vitit 2023. Që nga ajo kohë punonjësit nuk kanë marrë pagat e 10 muajve punë në këtë shtypshkronjë dhe vazhdojnë të zvarriten në seancat gjqësore.

Exit mobile version