Site icon Tetova Expres

Arrestohen dy shoferë, njëri nga Kamjani tjetri nga Gërçeci, vozitën mbi 150 km/h në autostradën Tetovë-Gostivar

MPB njofton se më 14.09.2025, në orën 18:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, para stacionit të pagesës Tetovë, punonjës policie nga Stacioni i Policisë për Sigurinë e Trafikut rrugor Tetovë e arrestuan J.S. (36) nga fshati Gërçec, Shkup. Gjatë kontrollit të trafikut u konstatua se ai drejtonte një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi 151 km/h jashtë zonës së banuar, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.

Më 14.09.2025, në orën 16:45, pranë mbikalimit Debresh në rrugën Tetovë-Gostivar, punonjës policie nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar arrestuan H.B. (63) nga fshati Kamjan, Tetovë. Ai drejtonte një “Jeep” me targa të Tetovës me shpejtësi 160 km/h jashtë zonës së banuar, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.

Të dy janë mbajtur në stacion policie dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pa kujdesshëm i automjetit”.

Exit mobile version