Në ndeshjen finale të Eurobasket 2025, Gjermania mundi Turqinë me rezultatin 88-83, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë Greqia mundi Finlandën me rezultatin 92-89
Përfaqësuesja e Gjermanisë mbrëmë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian të basketbollit “EUROBASKET 2025” që u zhvillua në Riga të Letonisë mundi përfaqësuesen e Turqisë me rezultatin 88:83, duke u shpallur kampion evropian, për të dytën pas asaj në vitin 1993.
Ndeshja nëpër gjithësi ishte mjaft dramatike dhe rezultati herë ishte në favor të Turqisë e herë në at të Gjermanisë , mirëpo në periudhën e fundit që ishte
vendimtare, Turqia shkëputi rezultatin në 72:66, por Gjermania reagoi fuqishëm dhe në minutat e fundit duk përmbysi gjithçka dhe fitoi me rezultatin 88:83 .
Basketbollisti Isaac Bonga u bë njeriu i ndeshjes me trepikëshat e tij vendimtarë, ndërsa Dennis Schroder mori përgjegjësinë në sekondat e fundit, duke shënuar katër pikë radhazi për epërsinë 86:83. Me mbrojtjen e fortë gjermane dhe gjuajtjet e pasakta të turqve në sekondat e fundit, trofeu shkoi në duart e gjermanëve.
Statistikat treguan edhe një herë forcën e skuadrës fituese: Bonga përfundoi me 20 pikë, pesë kërcime e tri asistime, Wagner shtoi 18 pikë e tetë kërcime, ndërsa Schroder përveç 16 pikëve dhe 12 asistime. Te Turqia u dalluan Alperen Shengun me 28 pikë dhe Cedi Osman me 23 pikë. Turqia u kënaq me të argjendtën e dytë në historinë e saj, pas asaj të vitit 2001, ndërsa Gjermania kompleton koleksionin me dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në Eurobasket
Në ndeshjen për medaljen e bronztë Greqia mundi Finlandën me rezultatin 92-89. Ky edicion u vlerësua nga shumë ekspertë si një nga më të mirët në histori.