Site icon Tetova Expres

KATËR EKIPE KRYESOJNË TABELËN E LIGËS SË DYTË ME NGA 10 PIKË

Shkëndija e Haraqinës, Bellasica, Kozhufi dhe Bregallnica kryesojnë tabelën e klasifikimit  me nga 10  pikë  pas katër xhirove të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor .

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe tre  fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 40 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të xhiros së IV-të  të sezonit vjeshtor  në ligën e dytë të futbollit vendor.

Dje në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra e Teteksit regjistroi fitore  2-0  kundër ekipit të Slloga së  Vinicës . Autor të golave  për ekipin vendas ishin  Meriton Saliju dhe  Dauta  Dauti.

Shkëndija e Harqinës  vazhdon  rrugëtimin e sukseseve pasi  sot në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë mundi ekipin Golemo Konjare  me rezultat të thellë 4-0..

Golat për Shkëndijën  i shënuan, Alban Shabani, Amir Nuhiju, Kristijan Çurlinov dhe Ljupçe Trpeski. Në ndeshjen e fundit të javës së katër Bellasica mbrëmë  mundi Detonit Plaçkovicën me rezultatin  1-0.

Advertisement

Pas javës së 4-të, Shkëndija, Bellasica, Kozhufi dhe Bregallnica kryesojnë tabelën me nga 10 pikë.

Rezultatet e kompletuara  të xhiros së katërtBregalnicë – Novaci 4-:2,  Kozhuf i– Prespë 7-1, Shkëndija (H) – Gorne. Konjari 4-0,  Vardar (N) – Kamenica Sasa  1-:8, Osogovo – Skopje  2-:3, Pobeda – Ohri  2-:3, . Teteksi – Slloga Vinicë 2-0 dhe  Bellasica – Detonit Plaçkovica  1-0

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version