Në Kuvend sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, me mbajtjen e seminarit edukativ në temën: ”Demokracia dhe Kuvendi” për nxënës nga shkollat e mesme.
Në hapjen e ngjarjes do të flasin Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Marina Dimovska, sekretare e përgjithshme e Kuvendit dhe Mihal Harari, zëvendës ambasador i Konfederatës Zvicerane.
Në temën “Edukimi politik, demokracia dhe shoqëria aktive” do të flasë Tome Gushev, udhëheqës i Departamentit për Edukim dhe Komunikim, Instituti Parlamentar i Kuvendit, ndërsa për “Historinë e parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Sonja Stamenkovska, këshilltare – historiane, Instituti Parlamentar i Kuvendit.
Në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe punëtori: Gara kreative “Çfarë demokracie dua nesër? Xhirimi i videove të shkurtra në tik-tok për temën e dhënë, ndërsa pastaj do të ketë prezantim të videove të xhiruara dhe diskutim me deputetët. Është paraparë kuiz: Çka di për demokracinë dhe Kuvendin – formimi i ekipeve të përziera (deputetë + nxënës).