Site icon Tetova Expres

SILEKSI DHE STRUGA TRIM LUM KRYESOJNË ME PIKË MAKSIMALE

Pesë fitore të vendasve  dhe një të skuadrës mysafire me  gjithësejt 16  gola të shënua është epilogu i gjashtë ndeshjeve  të javës së pestë ku Sileksi  dhe  Struga Trim Lum kryesojnë me nga 15 pikë maksimale, ndërsa Arsimi mbrëmë regjistroi fitoren e parë si anëtare e elitës së  futbollit

 Në ndeshjen  mbyllëse të  javës së pestë të sezonit  vjeshtor  Arsimi i Çegranit  mbrëmë  në Manastir  shënoi fitore  të thellë kundër Pelisterit  0-4. Për  Arsimin  ishte  kjo fitorja e parë  në elitën e  futbollit  vendor në cilësinë e mysafirit  pas dy  barazimeve me  Bashkimin  dhe  Shkëndijën.. Autor të  golave  për çegranasit  ishn Armin Besagiq, Alban Taipi,Shefit  Shefiti dhe Leonid Ignatov

 Me lojën që tregoi Arsimi në Manastir  la  pa  fjalë njohësit e  mirë të  futbollit, ndërsa   heqshti edhe  tifo grupin vendas ‘’Çkembarët’’

 Strugës Trim Lum në përballjen me Tikveshin shënoi  fitore  3-0  duke regjistruar   fitoren e pestë sezonale . Autor të  golave  ishin Compaore  në minutën e  39 nga  penalti  dhe në minutën e 58, ndërsa autor i golit të tretë ishte Radevski  në minutën e 79  për  epilogun  përfundimtar  3-0 për vendasit.

Struga Trim Lum, në këtë mënyrë, barazoi pozicionin kryesues në tabelë me Sileksin, me nga 15 pikë  maksimale.

Advertisement

 Rezultatet e  xhiros së V-të: Struga Trim Lum – Tikveshi 3-0, Shkëndija – Bashkimi 2-1, Vardari – Makedonia Gj.P 1-0, AP Brera – Shkupi 1-0, Sileksi – Rabotniçki 3-1 dhe Pelisteri – Arsimi   0-4.

Nesër  me  fillim në ora  15:30 në  program janë  dy ndeshjet e javës së 6-tëku takohen:  Makedonija – AP Brera  dhe  Bashkimi – Sileksi

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version