Hetuesit e OKB-së kanë konstatuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza që nga tetori i vitit 2023, me qëllimin për të shkatërruar palestinezët në territor, raporton The Guardian.
“Ne arritëm në përfundimin se gjenocidi po ndodh në Gaza dhe po vazhdon të ndodhë, dhe përgjegjësia i takon shtetit të Izraelit”, tha për AFP-në, Navi Pillay, kreu i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së mbi situatën e të drejtave në territoret e pushtuara palestineze.
Ministria e jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë gjetjet e komisionit hetimor të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin, duke e denoncuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”.
Një zëdhënës akuzoi tre ekspertët e komisionit se në fakt janë “përfaqësues të Hamasit” dhe mbështeten “tërësisht në gënjeshtrat e Hamasit” që “tashmë ishin hedhur poshtë plotësisht”.