Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri thirrje të ndërmerren veprime për ndryshime ligjore me të cilat, zjarrvënia do të kualifikohet si terrorizëm.
“Në kuadër të procedurës parlamentare, diskutova me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se urgjentisht duhen ndryshime në ligjet që do ta kualifikojnë zjarrvënien si akt terrorizmi, ndërsa hedhja e mbeturinave aty ku nuk i takon do të jetë një tjetër vepër penale që do të dënohet me burgim prej më shumë se pesë vjet”, theksoi Mickoski.
Kryeministri informoi se që gjatë ditës së djeshme Ministria e Mjedisit Jetësor ka dërguar letër deri te të gjitha komunat që urgjentisht të marrin masa për pastrimin e deponive të paligjshme dhe mbeturina të hidhet aty ku e ka vendin.
“Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të pandërgjegjshëm që i formojnë këto deponi të paligjshme, të ndalojnë së formuari, sepse të gjithë ata që do të kapen do të ndëshkohen rëndë”, apeloi Mickoski.
Kryeministri paraprakisht tha se janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se qëndrojnë pas zjarreve dhe se ekzistojnë qendra të pushtetit që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve.