Site icon Tetova Expres

NESËR NË STRUGË LUHET DERBI STRUGA TRIM LUM –  SHKËNDIJA 

Kampionati  në Ligën e futbollit vendor  sezoni  vjeshtor vazhdon  të mërkurën me  dy ndeshje  të xhiros  së gjashtë që  do të luhen në Strugë dhe në Kavadar.

 Derbi i xhiros së gjashtë  padyshim  se  është përballja e  dy  kampionëve  Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës.  Në pesë  xhirot e zhvilluara  deri më tani  ekipi Struga Trim Lum ka  të  fituara  pikët maksimale, kundrejt Shkëndijës e cila ka 3 fitore, një barazim dhe me një ndeshje  më  pak.

 Duke u  bazuar në ndeshjet e dy sezoneve  të fundit struganët  ishin më të suksesshëm por  këto  të  dhëna  në asnjë mënyrë  nuk e favorizojnë edhe kësaj radhe skuadra  nga  Struga , duke marrë para  sysh  sukseset  që ka shënuar  skuadra  tetovare  në  garat  vendore dhe sidomos  në  ato ndërkombëtare.

Dy trajnerët e ekipeve  Bledi Shkëmbi i Struga Trim Lum  dhe Jeton Beqiri  Shkëndijës në këtë derbi do të zbresin me më të mirët e  tyre  për të kënaqur   pretendimet e  tyre  dhe  para se gjithash edhe  tifozët e pranishëm.

 Në ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë   gjithashtu  zhvillohet  një ndeshje  e rëndësishme i  dy ekipeve  që aktualisht  gjenden  në pjesën e fundit të tabelës  Tikveshi  që ka  vetëm  dy  pike të fituara  dhe  Shkupi  që akoma nuk ka  të fituara asnjë pike.  Dy ndeshjet  e  javës së gjashtë  që  zhvillohen në Strugë  dhe Kavadar fillojnë ora 15:30

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version