Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, u ndal tek të dhënat më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave lidhur me qarkullimin e shërbimeve dhe ndikimin e tij në ekonomi, ku deklaroi se ky është një nga parametrat dhe indikatorët që tregojnë se më në fund po fillojmë të zhvillohemi. Në tremujorin e dytë, në çerekun e dytë, kemi rritje në sektorin e shërbimeve prej 3,5%. Inkurajues është edhe fakti që në shtatë muajt e parë, nga janari deri në korrik, në fushën e turizmit kemi mbi 10% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Kjo është një tjetër nga një sërë parametrash dhe indikatorësh që thonë se më në fund po fillojmë të zhvillohemi. Dhe kjo është arsyeja pse gjithë ato qendra pushteti, të cilëve nuk u përshtatet që Maqedonia të jetë sërish udhëheqëse si në ekonomi, ashtu edhe në paqe, stabilitet dhe marrëdhënie ndëretnike në rajon, të shkaktojnë atë që po bëjnë ditët e fundit.
Në tremujorin e dytë, në kuartalin e dytë, kemi rritje në pjesën e shërbimeve për 3,5%. Por, ajo që për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe inkurajuese është se në shtatë muajt e parë, nga janari deri në korrik, në turizëm kemi për 10% për 10,5% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pres që kjo shifër deri në fund të vitit të arrijë deri në 15%, gjë që do të jetë rritja më e madhe në rajon, bindshëm.
Njëkohësisht, më lejoni të kujtoj se në shtatë muajt e parë numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj, të cilët e përdorin Maqedoninë si vend pushimi, është rritur për 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pres që deri në fund të vitit kjo shifër të jetë rreth 25%”, informoi Kryeministri.
Ai theksoi se pikërisht këta indikatorë i shqetësojnë qendrat e pushtetit.
“Kështu që, të gjithë këta indikatorë i shqetësojnë këto qendra pushteti, të cilët nuk duan që kjo Qeveri të ketë sukses, që nuk duan që Maqedonia të jetë stabile, paqësore dhe e zhvilluar. Dhe ata përpiqen të funksionojnë me këtë lloj opurtunizmi të ulët dhe intriga. Por, do ta përsëris – ne do të luftojmë dhe do të fitojmë!”, theksoi Mickoski.