Sonte në program janë gjashtë përballje në fazen e Ligës që për të dytin vit do të zhvillohen me formatin e ri, ndërsa përballja më interesante pritet të jetë ndeshja Juventus-Dortmund që fillon në ora 21:00
Liga e Kampioneve fillon edicionin e dytë të saj me formatin e ri, dhe ashtu si në vitin e parë ku u testua formati me grupin e përbashkët, kjo javë i kushtohet plotësisht këtij turneu, me ndeshjet e ndara nga e marta në të enjten.
Që të martën ka përballje interesante, me Juventus-Dortmund apo Real Madrid-Olimpik Marsejë që spikatin mbi të gjitha. Duelet më të forta janë rezervuar për të mërkurën, ku spikatin Liverpull-Atletiko Madrid, PSZH-Atalanta apo Bajern Munih-Çellsi. Megjithatë, edhe enjtja do të dhurojë emicione, me Mançester Siti-Napoli që është takimi për të mos u humbur i asaj dite.
Sot me fillim në ora 18:45 takohen: PSV – Union SG dhe Atletik Bilbao – Arsenal
Ndërsa në ora 21:00 takohen: Juventus – Borusia Dortmund, Totenhem-Vijareal, Real Madrid-Olimpik Marsejë dhe Benfika-Karabak .
SHABAN SINANI – TV KOHA