Site icon Tetova Expres

KF ARSIMI I GATSHËM PËR SFIDËN KUNDËR VARDARIT

Me dy ndeshjet që zhvillohen nesër me fillim në ora 15:30 në Gostivar  dhe  Kavadar kompletohet  java e gjashtë  e sezonit vjeshtor  në Ligën e parë. Dje   Bashkimi mundi Sileksin 2-1, ndërsa Makedonija Gj,P mundi AP Brera  2-0

 Java e gjashtë e sezonit vjeshtor  në Ligën e parë  filloi dje me dy ndeshjet hapëse.  Në stadiumin e Bashkimit  në Kumanovë dje  u zhvillua  ndeshja mes  Bashkimit  dhe  Sileksit e cila  përfundoi me  fitoren e  skuadrës vendase me rezultatin 2-1. Golat për Bashkimin i realizuan Avornijo dhe Aleksovski, teksa për Sileksin autor  I golit ishte Pires. Për  ekipin e Bashkimit  ishte kjo  fitorja e tretë sezonale pas  një barazimi  dhe  dy disfata duke  grumbulluar 10 pikë, ndërsa për Sileksin  ishte  humbja e parë  pas  5 fitoreve  radhazi.  Ndërsa në  ndeshjen tjetër që u zhvillua  dje Makedonija Gj. P mundi  ekipin  AP Brera me rezultatin 2-0  me golat që i shënuan Simeon Hristov dhe Martin Talakov.

Nesër në Gostivar  zhvillohet  përballja  Arsimi – Vardari , një ndeshje shumë e rëndësishme  për ekipin  nga  Çegrani .  Pas  fitores  kundër Pelisterit në Manastir Arsimi  nesër  do të mundohet të shënon edhe ndeshjen e parë kampionale  në cilësinë e vendasit pas  dy humbjeve  kundër Struga Trim Lum dhe Sileksit. Futbollisti  Subi Mustafa tha se fitorja kundër  Pelisterit i ka motivuar  në masë të madhe  ekipin prandaj  janë në  pritje të suksesit  edhe kundër Vardarit

’Pas fitores kundër Pelisterit, ekipi është në një motiv  shumë të mirë, kemi marrë motiv  shumë në një energji tepër pozitive e cila do të na shërbej shumë në ndeshjen kundër vardarit e cila është po ashtu më e rëndësishme se sa  kundër Pelisterit’’ deklaroi  Futbollisti Subi Mustafa

Futbollisti  Subi Mustafa  ka  edhe  një  porosi   për  përkrahësit  e  klubit të  futbollit  Arsimi  që   nesër  të jenë në numër  sa më të madh në tribunat e stadiumit

Advertisement

’Po normal ata  kanë qenë dhe  do jenë  gjithmonë lojtari  jonë i  dymbëdhjetë në fushë  për të  cilët kam  një porosi  e cila është të jenë një numër i madh i tifozëve  at ditë sepse do jetë  ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kampionatit të cilën e luajmë kundër Vardari …….Përkrahje masive gjithashtu i ftojë të  gjithë tifozët të jenë lojtari  ynë i dymbëdhjetë dhe përkrahja  jonë më e madhe  në ndeshjen kundër Vardarit’’ tha  futbollisti Subi Mustafa

Ndeshje e nesërme  që  zhvillohen në Gostivar dhe Kavadar fillojnë në ora 15:30

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version