Klubi i volejbollit Shkëndija ka filluar përgatitjet intensive për kampionatin e ri në Ligë parë të volejbollit për meshkuj që fillon më 25 tetor. Ditëve në vijim priten edhe prurje të reja.
Në pritje të kampionatit të ri 2025/2026 në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve, klubi i volejbollit Shkëndija nga fillimi i shtatorit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri që do të fillon më 25 tetor. Shkëndija fazën e parë e ka zhvilluar në terren të hapur ndërsa nga 15 shtatori është duke punuar edhe në sallë. Këtë për televizionin koha e deklaroi trajneri Durim Luma
‘’Gjithsesi se prej 1 shator 2025 filluam me përgatitje . Në dy javët e para përgatitje fizike, ndërsa prej dje startuam edhe me stërvitjet në sall me ushtrime tekniko taktike. Stërvitjet kanë rrjedhur mirë. Besoj se lojtarët e kanë përballuar me lehtësi dhe vazhdojmë të përgatitemi për kampionatin e ardhshëm i cili sipas të gjitha gjasave do të startoj me 25 tetor, ndërsa ne do të mundohemi të jemi sa më të përgatitur për këtë kampionat’’ deklaroi trajneri Durim Luma
Ekipi i Shkëndijës gjatë fazave përgatitore padyshim se do të sjell edhe përforcime, ndërsa formën e lojtarëve do ta ndjek përmes ndeshjeve kontrolluese me ekipe në afërsi të Tetovës dhe nga Kosova
‘’Po pas largimit të Habil Ajetit , kapitenit tonë i cili i dha fund karrierës së tij aktive dhe ne sigurisht se jemi pak sa më të dobësuar këtë vit. Jemi në biseda me disa lojtarë, po besoj se gjatë javës së ardhshme do ti konkretizojmë të gjitha bisedat dhe besoj se do arrijmë edhe marrëveshje për përforcim të ekipit” deklaroi trajneri Luma
Skuadra kuqezi krahas garave në kampionatin vendor merr pjesë edhe në garat që zhvillohen me kategoritë e veteranëve
‘’Sa i përket ekipit të veteranëve ne kemi startuar me përgatitjet për turnirin e ardhshëm që do të mbahet më 21 shtator këtu në Tetovë. Organizator është ekipi i veteranëve të Tetovës. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën e shkollës ‘’Goce Dellçev’’. Në përball këtë javë në këtë turne do ta kemi ekipin e Skopje Veterani. Besoj se po që se arrijmë të fitojmë edhe këtë ndeshje unë jam optimist se këtë punë do ta arrijmë dhe të përfundojmë në finalen e play off-it. Besoj se këtë rezultat neve mund të arrijmë’’ tha trajneri Luma