Mbërmë u zhvilluan gjashtë ndeshje të raundit të parë në fazën e Ligës së Kampionëve Bajerni mundi Çellsin , Liverpulli mundi Atletico Madridin, ndërsa PSZH me rezultat të thellë mundi Atalantën
Kryendeshja e mbrëmshme në raundin e parë të Championsit ishte ajo mes Bayernit dhe Chelseat në Mynih. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa rrjeta u tund në minutën e 20’ nga Çollobah , i cili çoi topin në rrjetën e tij. Pas 7 minutash, Kane dyfishoi shifrat me një 11-metërsh dhe pas tre minutash Palmer rihapi sfidën. Në pjesën e e dytë, Kane shënoi dhe golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal, duke sjellë qetësi te skuadra e Kompany.
Spektakli erdhi dhe në Angli, ku Liverpool-i mundi 3-2 me Atletico Madrid. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para të sfidës, teksa në fundin e pjesës së parë Llorente ngushtoi shifrat. Ishte sërish Llorente, i cili në minutën e 81’ që solli baraspeshën në “Anfield”, duke i rikthyer Liverpool-it “makthet” e vitit 2020. Por në fund, kapiteni Van Dijk solli sërish festë për publikun e tij, duke i dhënë tri pikët Liverullit.
Kampionët në fuqi të PSG-sëe, e nisën me fitore, duke mundur në shtëpi Atalantën me rezultatin 0-4, ndërsa finalistët e Interit gjithashtu morën një fitore të rëndësishme duke mposhtur në transfertë Ajax-in me rezultatin 0-2.
Në sfidat tjera, Olympiacos barazoi pa gola me Pafos, ndërsa Slavia Prague barazoi 2-2 me debutuesit e Bodo Glimt.
Rezultatet e ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë: Ajax – Interi 0:2, Bayerni – Chelsea 3:1, Liverpooli – Atletico 3:2 , PSG – Atalanta 4:0 ,Slavia – BodoGlimt 2:2 dhe Olympiacos – Pafos 0:0
SHABAN SINANI – TV KOHA