Site icon Tetova Expres

Ditë me diell në Maqedoni, temperatura maksimale deri në 28°C

Moti gjatë mëngjesit do jete i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/orë), bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbret deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 26 gradë Celsius.

Në ditët në vazhdim do të vijojë periudhë e motit me diell me mëngjese më të freskëta, ndërsa temperatura ditore do të rritet gradualisht. Veçanërisht ngrohtë do të jetë gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, informojnë nga DPHM.

Exit mobile version