Kampioni i Maqedonisë në futbollin e femrave ekipi i Luboteni dje shënoi fitoren e pestë të sezonit vjeshtor dhe vazhdon të kryesoj tabelën me pikë maksimale në Ligën e pare të futbollit për femra
Me ndeshjen Luboteni – Skopje që u zhvillua dje në stadiumin e Qebndrës Sportive u kompletua java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit pë femra. Pas 90 minutave loje futbollistet vendase artritën të shënojnë fitore bindëse 4-1 duke dëshmuar se akoma nuk kanë konkurrencë denjë në kampionatin vendor. Golashënuesja më e mire në ekipin e Lubotenit Hava Mustafa realizoi 2 gola nd;rsa Ohadive nga penaltia dhe Aleksandra Markovska nga 1 gol.
Rezultatet e javës së pestë: Luboteni – KFF Skopje 4-1, AS United – Top Gol 1-0, Reçica – Tiverija Brera 1-2, Vardari 2023 – Koçani 1-0 dhe Istatov 2025- Kamenica Sasa 0-3
Pas ndeshjeve të xhiros së pestë tabelën e kryeson Luboteni me 15 pikë, e ndjekur nga AS United që ka 13 pikë dhe Skopje 2014 me 12 pikë
Në xhiron e gjashtë që zhvillohet më 21 shtator të dielën takohen: Tiverija Brera – Kamenica Sasa. Koçani – Istatov 2015, Vardari – Top Gol , Skopje – AS united dhe Reçica – Luboteni
Shaban Sinani – TV Koha