Në dy ndeshjet e xhiros së gjashtë të Ligës së pare derbi në Strugë përfundoi me barazim, ndërsa në Kavada fituan vendasit. Tabelën e kryeson Struga me 16 pikë
Super derbi i javës së gjashtë të sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor mes dy ekipeve kampione në tre sezonet e fundit Struga Trim Lum dhe Shkëndija edhe kësaj radhe solli futboll cilësore me emocione të shumta por përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të lojës, por të parët në epërsia kaluan miqtë nga Tetova me golin e Tambes në minutën e 53, ndërsa barazoi Marjan Radeski në minutën e 79 nga penaltia.
Struga gjet shënuan gol edhe në minutën e 89 mirëpo pas konsultimin me sistemin WAR goli I Malevskit u anulua. Marrë nëpër gjithësi ndarja e pikëve në këtë super derbi epilogu është real
Dje u zhvillua edhe në Kavadar mes ekipit të Tikveshit dhe Shkupit që përfundoi 1-0 për vendasit me golin e Sadikiti.
Pas javës gjashtë jo të kompletuar tabelën e klasifikimit e kryeson Struga trim Lum me 16 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 15 pikë.
Java e shtatë e kampionatit fillon të shtunën me ndeshjen Shkupi – Makedonija Gj.P që fillon në otra 15: 30, ndërsa takimet tjera luhen të dielën dhe të hënën.
Shaban Sinani – TV Koha
