Site icon Tetova Expres

KARATE: AFRO 400 GARUES MORËN PJESË NË “TETOVA OPEN 2025”

Në organizim të klubit të Karatesë “Fati” dhe në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut sot, dje në Tetovë u mbajt edicioni i 22-ti me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Tetova Open 2025”, ku morën pjesë afro 400 garues nga disa vende të rajonit.

Në këtë turne  ndërkombëtar  të karatesë “Tetova Open 2025”, morën pjesë  40  klube   me afro400 garues të gjitha moshave nga të gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut, garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit. Të pranishëm ishin edhe zyrtarë nga  Federata e Karatesë Maqedonisë së Veriut . Federata e  Shqipërisë, Kosovës, Malit  Zi  dhe Lugina e Preshevës

Organizatori i Turneut Arlind Huseini falënderoi  të gjitha klubet pjesëmarrëse  si dhe  të gjithë ata të cilët në mënyra të ndryshme  përkrahë organizimin e këtij  turneu  tradicional  

Tetova Open 2025 mbahet për të 22-tën herë me radhë dhe sot ishte një spektakël i madh i organizimit për shkak se veç edhe tradita tregon që na jemi mos të them të pjekur për organizime të tilla, por edhe për organizime më të mëdha. Unë si organizator teknik i këtij turneu të karatesë që 22 vite organizohet jam shumë i kënaqur edhe me klubet pjesëmarrëse, edhe me kualitetin që u tregua sot në këtë garë, dhe me shpresë të madhe që ky kualitet ta tregojnë garuesit edhe në gara të niveleve më të larta të kampionatit ballkanik, evropian, botëror, kështu që unë me të vërtetë jam i befasuar, dhe kjo vazhdimësi, kjo traditë, do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme ku do të organizohet Tetova Open. Ju falënderoj shumë klubeve pjesëmarrëse nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Shqipëria dhe kështu me radhë, në të ardhmen me shpresë të madhe që do ta kthejmë atë formën e më përparshme që të marrin pjesë edhe shtete nga më larg.” Deklaroi Arlind Huseini organizator

Organizatori ndau mirënjohje për mbështetësit e këtij turneu dhe ekipet pjesëmarrëse normalisht edhe për tre  karateistë më të suksesshëm në të gjitha kategoritë.  Kupë  të veçantë iu ndanë  dy  klubeve  të cilët  kishin numër  më të madh të garuesve  si  KK Shkëndija   nga  ekipet vendore  dhe  KK Ferizaji  nga  ekipet jashtë  Maqedonisë. Për të  gjithë më të mirët  në ktegorit♪7 përkatëse  organizatori nga  Kupa, medalje dhe mirënjohje.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version