Site icon Tetova Expres

Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli u dekorua me titullin prestigjioz “Ambasador i paqes”

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli është dekoruar me titullin prestigjioz “Ambasador i Paqes” gjatë Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe (BIYSP 2025), që po mbahet në Mitrovicë.

Ky samit ka mbledhur mbi 120 përfaqësues nga mbi 40 vende të botës, mes tyre personalitete të njohura si ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza.

Në fjalimin e tij, Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se ky titull nuk është vetëm një mirënjohje personale, por edhe një ftesë për angazhim më të madh në shërbim të paqes.

“Çmimin nuk e konsideroj vetëm si një vlerësim personal, por edhe si ftesë për të punuar me përgjegjësi, përkushtim dhe vullnet për paqen në planin lokal, rajonal e global”.

Sipas tij, pjesa e dytë e kësaj thënieje është një tragjedi që duhet të na bëjë të vetëdijshëm për nevojën e përhershme të punës për paqe. Duke iu drejtuar studentëve të pranishëm, Rektori theksoi rolin e rinisë si motor i ndryshimeve pozitive:

Advertisement

“Ju, të dashur studentë, me mendje të hapur, energji dhe ide, jeni forca që mund ta bëni botën më të bukur për të gjithë njerëzit, pavarësisht përkatësisë etnike, religjioze, ideologjike apo sociale”.

Exit mobile version