Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e vdekjes së 7-vjeçares në repartin e Pediatrisë. Ai tha se pacientja 7-vjeçare është pranuar në spital të shtunën në mbrëmje me dhimbje të muskujve.]
Elezi tha se pas pranimit të pacientes, mjekët kanë vepruar në përputhje me protokollet mjekësore dhe i kanë dhënë terapi në përputhje me moshën e pacientes.
“Gjatë terapisë pacientja nuk ka mundur të gëlltit, dhe sërish i është bërë analiza dhe kontroll. Pastaj pacientja është dërguar në repartin e ORL-së për t’ia larguar sekretin e gojës dhe pacientja nuk ka treguar shenja të lëvizshmërisë. Në momentin që mjeku i ORL-së e ka vërejtur se nuk ka reagim e ka thirrur mjekun anesteziolog dhe i kanë bërë reanimim, por në këtë rast pacientja ka ndërruar jetë”.
“Kam qenë në komunikim me të gjithë mjekët që të arrijmë deri te e vërteta për këtë paciente. Nga MSH jam informuar se po përgatitet komision shëndetësor për të zbardhur rrethanat e këtij rasti”, tha Elezi.