Site icon Tetova Expres

BASHKIMI MUNDI 2-1 PELISTERIN NË MANASTIR

Me ndeshjen Pelisteri – Bashkimi  u kompletua java e  shtë e  sezonit vjeshtor në Ligën e pare të  futbollit  vedor. Kumanovarët me  13  pikë mbajnë pozitën e pestë në tabelë

 Tre  fitore  të  vendasve  dhe  po  aq të ekipeve  mysafire  me 17 gola të shënuar është epilogu  i javës së VII-të të  sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor   q;  u kompletua  sot me  ndeshjen   që zhvillua në Manastir mes Pelisterit  dhe Bashkimit  të Kumanovës që përfundoi   me fitoren e mysafirëve  1-2 .  hero i kësaj  fitore për kumanovarët  është  autori I dy  golave  Haxhiq  në minutën e 5-të dhe  at të  20-të të pjesës së parë të ndeshjes.

 Në pjesën e dytë në minutën e 54-të vendasit  nuk  shfrytëzuan edhe  11 metërshin  që e  huqi kapiteni Ristevski. Megjithatë  golin e nderit  për vendasit në kë   ndeshje e realizoi  Stefan Spirovski në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar 1-2. Pas ndeshjes së sotme  Pelisteri mbetet me  6  pikë, ndërsa ekipi i Bashkimit me 4 fitore , 1 barazim dhe  2 disfata ka  13  pikë pozicionohet e pesta në tabelën e klasifikimit.

 Rezultatet e kompletuara  të xhiros së 7-të :

AP Brera – Arsimi  2-1, Sileksi – Struga trim Lum 1-3, Shkëndija – Tikveshi 1-0, Vardari – Rabotniçki  3-1,Shkupi – Makedonia Gj.P 0-2  dhe  Pelisteri – Bashkimi 1-2, Nesër  në arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja e anuluar  nga  java e 4-të  mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version