Site icon Tetova Expres

KFF LUBOTENI ME PIKË MAKSIMALE  AS UNITED  PËSON HUMBJEN E PARË

Klubi i futbollit të femrave  Luboteni i Tetovës vazhdon rrugëtimin e  sukseseve edhe në sezonin e ri pasi në gjashtë  xhiro të zhvilluara ka po aq fitore. AS United në Shkup pësooi  disfatën e pare.

Kampionati në Ligën e pare të  futbollit  për  femra  është duke  u zhvilluara  sipas orarit të përcaktuar  nga  ana  e  organeve  të FFM-së. Kështu në  javë e  gjashtë të sezonit  vjeshtor . Vajzat e  Luboteni  nuk kanë ndalur  në xhiron e  gjashtë  kanë shënuar  fitore  të thellë në transfertë kundër ekipit Reçica  me rezultatin 5-1 dhe me  pike maksimale  kryesojnë tabelën

Ndeshja derbi e kësaj  jave mes ekipeve Skopje 2014 – AS United ka përfunduar  me  fitoren e vendaseve me  rezultatin minimal  1-0 me golin q; e  ka realizuar  Rabije Dervishi . Kjo ishte  fitorja e pestë për vendaset , ndërsa disfata e parë për AS United.  Fitoren  më të thellë  këtë javë e  ka regjistruar  Istatov 2015 Skopje në transfertë ka mundur  Koçanin  8-0.

Rezultatet e javës së 6-të: Tiverija Brera – Kamenica Sasa 2-1, Koçani – Istatov 2015 Skopje  0.8, Top Gol – Vardari 2023  0-0, Skopje 2014 – AS United 1-0  dhe Reçica – Luboteni 1-5

Pas  gjashtë xhirove  të zhvilluara  tabelën e kryeson Luboteni me  18 pikë, para Skopje 2014 me 15 pikë . ndërsa në pozitën e tretë është AS United  me  13 pikë

Advertisement

Në xhiron e shtatë takohen: Vardari 2023- Skopje 2014, Istatov 2015 Skopje – Top GolKamenica Sasa – Koçani, dhe Luboteni – Tiverija Brera, të gjitha ndeshjet  zhvillohen të dielën,  ndërsa   AS United – Reçica, luhet më 2 tetor

Exit mobile version