Site icon Tetova Expres

Cisterna me naftë përmbyset në aksin Gjevgjeli-Bogdancë! Zjarri u shua, rrjedhja e naftës ende vazhdon

Një cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga rajonale Gjevgjeli-Bogdanc dhe është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje dhe ndezje të lëndës djegëse, përcjell TV21. Brigada territoriale e zjarrfikësve nga Gjevgjelia reagoi me shpejtësi dhe me shkumë speciale arriti ta shuajë zjarrin që shkaktoi re të mëdha tymi të zi. Aktualisht situata është nën kontroll të plotë, informoi drejtori i DMSH-së Stojnaçe Angellov, ndërsa rreziku për ndezje të re është reduktuar në minimum, megjithatë rrjedhja e naftës vazhdon.

Exit mobile version