Site icon Tetova Expres

ASHMMA miratoi Udhëzimin për radiodifuzerët për Zgjedhjet lokale 2025

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pas përfundimit të konsultimit publik, dhe me qëllim të sqarimit të mënyrës së zbatimit të dispozitave të  Kodit Zgjedhor, sot miratoi Udhëzimin për radiodifuzerëtt për Zgjedhjet lokale 2025.

Udhëzimi përfshin rregullat për limitet kohore të reklamave politike me pagesë (RPP), shënjim të porositësit të reklamës, ndarjen e kohës në lajme për Shërbimin publik radiodifuziv, prezantimin politik papagesë të Kanalit të Kuvendit dhe sigurim në qasjes të përmbajtjeve të procesit zgjedhor për personat me aftësi të kufizuar.

“Gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, në rrethin e parë të zgjedhjeve, radiodifuzerët mund të emetojnë  gjithësej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë për reklamim në kohë reale të transmetimit të programit, të destinuar ekskluzivisht për RPP. Në Udhëzim është përcaktuar saktë ndarja e këtyre minutave ndërmjet pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve koha në total për RPP do të varet nga koha për RPP, që përdoret nga bartësit e listave, kandidatët për kryetarë të së cilës do ta vazhdojnë  fushatën zgjedhore në rrethin e dytë. Në të njëjtën kohë, ndarja e kohës ndërmjet bartësve të listave do të jetë  e njëjtë dhe në rrethin e parë të fushatës zgjedhore”, informojnë nga ASHMAA.

Gjatë rrethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, Shërbimi i Kuvendit, çdo ditë do të ofrojë gjithësej tre orë për prezantim politik papagesë të fushatave të partive politike të përfaqësuiara në Kuvendin e RMV-së, si dhe gjithësej një orë çdo ditë për prezantim politik papagesë të fushatave të bartësve të listave që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend. Në rrethin e dytë, gjatë kësaj kohe do të transmetohet papagesë prezantimi i kandidatëve për kryetarë bashkie që do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.

Shërbimi publik dhe televizionet në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të emetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në format të qasshëm për personat me aftësi të kufizuar. Udhëzimi për radiotransmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025, është i disponueshëm në linkun. 

Advertisement
Exit mobile version