Site icon Tetova Expres

Vdekja e papritur nga zemra tek të rinjtë shqetëson, është me rëndësi të ketë regjistër dhe skrining në mënyrë që të shpëtohen jetë

Vdekja e papritur nga zemra tek të rinjtë shqetëson, me rëndësi është të ketë regjistër dhe skrining për t’u shpëtuar jetë, kjo u cek në deklarata për MIA-n nga ekspertë pjesëmarrës në Takimin e dytë për vdkjen e paprithsme bga zemra në rajonin e Ballkanit (2nd International Meeting Sudden Cardiac Death in the Balkan area), që po mbahet sot në Shkup, në organizim të shoqatës “Mjekësia ligjore”, së bashku me Institutin për mjekësi ligjore.

Profesor doktori Zllatko Jaqovski, kryetar i Shoqatës “Mjekësia ligjore”, tha se kjo ngjarje është e rëndësishme për shkak se vdekja e papritur nga zemra tek të rinjtë është dukuri e shpeshtë dhe shumë shpesh ky shkak i vdekjes diagnostikohet me vështirësi. Ai shtoi se gjithashtu është shumë me rëndësi, të bëhet një regjistër i përgjithshëm për vdekjen e papritur nga zemra në vendin tonë, por gjithashtu edhe në rajon me qëllim që të dihet numri i saktë, vetë shkaktari dhe nëse ka predispozicion të mundshëm gjenetik. Kjo është me rëndësi, theksoi ai, sepse përmes një skriningu gjenetik, që do të bëhej tek të afërmit e të ndjerit, mund të shpëtohen edhe jetët e familjarëve.

Qëllimi është, shtoi ai, të unifikohet protokolli që do ta shfrytëzojnë të gjitha vendet ballkanike me qëllim që të mblidhen baza të të dhënave në mënyrë adekuate nga një kontroll klinik, procedura gjenetike, analiza laboratorike me protokolle adekuate mjekësore – ligjore, rezultate histopatologjike, analiza toksikologjike dhe skriningje gjenetike.

Me atë rast, ai shtoi se edukimi për shëndetin personal dhe zhvillimin e një mënyre të shëndetshme të jetës është shumë me rëndësi. Por edhe edukimi se jetojmë në kohë të mjekësisë së personalizuar, me skriningje gjenetike për sëmundje të caktuara, mund të bëhet preventivë dhe të shpëtohen jetë.

Drejtori i Institutit për mjekësi ligjore, prof.dr. Aleksandar Stankov tha se vdekja e papritur nga zemra është një prej shkaqeve kryesore për vdekje, në vdekje të papritur.

Dekani i Fakultetit të mjekësisë, prof.dr. Svetozar Antoviq theksoi se ngjarja e sotme është shumë e rëndësishme, sepse ndërlidhet me një gjendje serioze, për të cilën mjekësia ende kërkon përgjigje – vdekja e papritur nga zemra.

Advertisement

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski sqaroi se ka buxhet të posaçëm dedikues për hulumtim të vdekjes së papritur nga zemra.

“Për ne ky është një nga gurët e mozaikut, që duhet t’i sendërtojmë, në mënyrë që të arrijmëd rejt cakut – uljes së vdekjes së parakohshme”, nënvizoi Klekovski.

Takimi i parë ishte vitin e kaluar në Trieste, Itali. Qëllimi i këtij takimi, sipas organizatorëve, është avancimi në preventivë, detektimi dhemjekimi i anomalive të zemrës që mund të shkaktojnë epilog me vdekje tek të rinjtë.

Të pranishëm janë ekspertë eminentë nga rajoni si dhe nga Italia, Anglia, Turqia dhe Zvicra, nga kardiologjia, mjekësia ligjore, mjekësia sportive, biologjia molekulare dhe sektori TI.

Siç ceket, “i tërë aktiviteti përveç nga aspekti profeisonal, ka edhe atë shkencor, me ç’rast me publikimin e njohurive të reja do të ngritet edhe rejtingu shkencor i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Advertisement
Exit mobile version