Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e fermerëve të Sharrit dhe prodhuesve të produkteve bujqësore, në fshatin Vicë, u mbajt manifestimi i dytë me radhë, Dita e Patates së Vicës.
Në eventin e djeshëm u ekspozuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me theksin kryesor pataten e Vicës, e cila bashkë me kaçamakun tradicional dhe groshën u servuan për të pranishmit.
“Ne si prodhues e kemi edhe trashëgimi prej prindërve. 28-30 tonë në vit nxjerrim nga të mbjellat, por ka fshatarë të tjerë që mbjellin edhe më shumë. Tërë fshati jeton nga patatja e Vicës, andaj edhe në treg dua që të mos keqpërdoret emri i patates Vicës, por të shitet kualiteti”, tha Refik Arifi, Kultivues i patates.
“Qëllimi i këtij manifestimi është ta promovojmë Mali
n Sharr si Park Kombëtar. Ta kthejmë qengjin e Sharrit si më i shijshmi, por edhe djathin si brend të Sharrit por gjithsesi edhe racën e deles së Sharrit”, shtoi Mome Mlladenovski, Kryetar i kooperativës bujqësore Ovçepolka.
Fermerët e Sharrit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të rrisë subvencionet, gjë që do ndikonte në rritjen e prodhimit dhe cilësisë.
“Problemi primar është çështja e subvencioneve. Subvencioneve duhet të bëhen në një datë sepse e dini gjithë blegtorët në një shkurt duhet t’i kemi të sigurta subvencionet, sepse shkaku i saj fermerëve iu rritet çmimi i ushqimeve”, tha Naser Xhemaili, Kryetar i fermerëve të Sharrit.
Manifestimi që për të dytin vit me radhë organizohet në fshatin malor Vicë të Tetovës, organizohet nga kooperativa “Sharri”, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata evropiane e të njëjtës veprimtari./Alsat.mk