Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga kryetari Kadir Ozkaja, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim dypalësh me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate.
Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të vizitës, do të bëhet hapje solemne e sallës për mbajtjen e mbledhjeve, ku do të prezantohet pajisja e re për digjitalizim të Gjykatës Kushtetuese.
“Qëllimi i kësaj pajisjeje teknologjike është të promovojë digjitalizimin dhe të sigurojë punë më efikase dhe transparente të Gjykatës. Sistemet e reja mundësojnë: takime hibride me pajisje të integruar audio dhe video – një pjesë e pjesëmarrësve të pranishëm në sallë, ndërsa një pjesë onlajn”, thuhet në njoftim.