Java e tetë e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor ka vazhduar me dy ndeshje që u zhvilluan të shtunën dhe dy ndeshje që u zhvilluan të dielën. Të shtunën Arsimi mundi Shkupin 4-2, ndërsa Tikveshi mundi Makedonija Gj.P 2-1. Dje Shkëndija mundi Sileksin 2-0, ndërsa Rabotniçki humbi nga AP Brera 3-4
Shkëndija dje shënoi fitoren e gjashtë sezonale, pasi mundi 2-0 ekipin e Sileksit të Kratovës në kuadër të javës së tetë të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor . Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Besart Ibraimi në minutën e 51-të dhe Endrit Krasniqi në minutat shtesë të lojës . Me këto tri pikë Shkëndija ka arritur në kuotën e 20 pikëve me 6 fitore dhe 2 barazime duke u ngjitur në kreun e tabelës .Pas ndeshjes trajner i Beqiri tha se shumë e rëndësishme është që i grumbullojmë pikët.
“Patjetër 2:0 apo 1:0, thjesht ti sjellin tre pikët në këtë moment kur orari i ndeshjeve është i ngjeshur. Mua personalisht më shijon më shumë kur është 1:0, për shkak se ka më shumë adrenalinë, shoh më shumë reagimin e skuadrës, pavarësisht se edhe sot rrezikuam në fund të ndeshjes. Në përgjithësi e rëndësishme është se skuadrës dalë nga dalë po i kthehet zjarri apo ajo dëshira për fitore. Shkëndija për momentin aty e ka problemin, pasi ekipi po mundohet të rikthehet në realitet, të luaj më shumë dëshirë dhe entuziazëm dhe besoj se do të paraqitemi edhe më mirë.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Befasia e javës së 8-të ndodhi në Shkup ku skuadra e Rabotniçkit në cilësinë e vendasit pësoi disfatë të papritura nga AP Brera e Strumicës me rezultatin 3-4. Pas kësaj humbje shkuara e romantikëve përfundimisht janë në një krizë të thellë të rezultateve.
Dy ndeshje të javës së tetë janë zhvilluara të shtunën ku Arsimi i Çergranit mundi Shkupin 4-2, ndërsa Tikveshi në Kavadar ishte më e mirë se Makedonija Gj.P duke mundur 2-1 . Java e tetë e sezonit vjeshte është mbyllur me dy ndeshjet e sotme.
SHABAN SINANI – TV KOHA