Sonte në program janë 10-të ndeshje të raundit të dytë në fazën e ligës të Championsit. GalatasSaray – Liverpulli është sfida më tërheqëse fillon në ora 21:00
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me disa supersfidash që pritet të emocionojnë numrin e madhë të sportdash;sve. Në total janë dhjetë ndeshje që do të luhen në kuadër të fazës së grupeve, të ndara në dy orare.
Nga ora 18:45, Atalanta do të përballet me Club Brugge, ndërsa kampionët rekord të kësaj gare, Real Madrid, udhëtojnë drejt Kazakistanit për sfidën kundër Kairat Almaty.
Në orën 21:00, vëmendja zhvendoset tek përballjet gjigante:
Atlético Madrid pret Eintracht Frankfurt në “Civitas Metropolitano”,
Chelsea përballet me Benficën në “Stamford Bridge”,
Galatasaray përballet me Liverpoolin në një duel të zjarrtë mes dy tifozërive të njohura për atmosferën elektrizuese,
Interi sfidon Slavia Pragën në “San Siro”, Marseille pret Ajaxin në një klasike europiane,Pafos nga Qiproja synon të bëjë historinë kundër Bayern Munichut.
Këto sfidajanë shumë të rëndësishme në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që klubet më të mëdha të kontinentit kërkojnë të tregojnë forcën e tyre.
Shaban Sinani – TV Koha