Site icon Tetova Expres

Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip

Partitë dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë prezantimet e tyre para votuesve sot, në ditën e dytë të fushatës për Zgjedhjet lokale të vitit 2025. Fushata zgjedhore e cila filloi dje do të zgjasë deri mesnatën e 17 tetorit, ku vijon heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor).

VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Vevçan (17:00), në Strugë (18:30) dhe në Resnjë (20:30). VMRO-DPMNE dhe koalicioni fushatën zgjedhore për Zgjedhjet lokale e filloi dje në Shkup me një tubim ku promovuan kandidatin për kryetar të kryeqytetit, Orce Gjorgjievski.

LSDM dhe koalicioni do të mbajnë një karvan tubimesh në Llozovë (17:30), Karbinci (17:30), Probishtip (18:30) dhe Shtip (20:00). LSDM dhe koalicioni dje promovuan kandidatin për kryetar të komunës Tome Hristovski në manifestimin qendror në Krushevë.

Koalicioni VLEN me fillim në orën 19 në Sallën sportive “Boris Trajkovski” do të mbajë Konvetën promovuese ku do të prezantohen kandidatët për kryetar të komunës.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi-Zejd, së bashku me kandidatët për këshilltarë, do ta prezantojë programin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Koalicioni AKI, Bujar Osmani, dje prezantoi programin e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Advertisement

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor.

Zgjedhje lokale në Maqedoni janë mbajtur në 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

Exit mobile version