Site icon Tetova Expres

“Gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë, dëmtohet gjelbërimi i parkut”

Drejtori i ndërmarrjes Publike Komunale të Tetovës Samet Bislimi ka akuzuar se gjatë hapjes së një shtabi në Tetovë është dëmtuar gjelbërimi i parkut përpara tij, por edhe kanë lënë një grumbull mbeturinash në park. Bislimi, sot bashkë me disa punëtorë të kësaj ndërmarrje, dolën edhe në terren për ta rregulluar dëmin e bërë ndërsa paralajmëroi edhe dënime për ata që kanë dëmtuar gjelbërimin në park.

“Manifestimin që e patën mbrëmë këtu, e kanë shkatërruar këtë park që jemi munduar ta rregullojmë dhe mirëmbajmë. Apeloj që të gjithë të rinjtë të bëhemi bashkë që të kemi një qytet më të pastër dhe më të bukur, dhe jo ta shkatërrojmë në këtë mënyrë. Ne rastin e kemi paraqit edhe në inspektoratin komunal edhe në policinë e Tetovës dhe presim të ketë edhe dënim për këtë dëm që kanë bërë”, deklaroi Samet Bislimi. Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.
Exit mobile version