Site icon Tetova Expres

I kërkuan 40,000 € duke e kërcënuar me jetë, arrestohen në Shkup dy shtetas të Turqisë

Më 29 shtator 2025, dy shtetas turq, E.O. (29) dhe E.A. (22), u arrestuan në Shkup pasi u kapën duke marrë 40.000 euro nga H.Ç. (26), gjithashtu shtetas turk, përcjell TV21. Viktima kishte raportuar se një person tjetër e kërcënonte për t’i marrë para, dhe më pas E.O. i kërkoi paratë. Të dy të arrestuarit mbahen në stacion policor, ndërsa kundër tyre pritet të ngrihet kallëzim.

“Më 29.09.2025, në orën 18:40, në zonën e Qendrës në Shkup, punonjës policie nga Njësia kundër Krimit të Dhunshëm dhe Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup, në koordinim me prokurorin publik, i arrestuan E.O. (29) dhe E.A. (22), të dy nga Republika e Turqisë. Ata u kapën duke pranuar 40.000 euro nga H.XH.Ç. (26) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, të cilat më parë ishin përpunuar nga njësitë kriminalistike. Sipas deklaratës, më parë H.XH.Ç. kishte raportuar në stacionin policor se disa ditë më parë, personi B.O. nga Republika e Turqisë, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdimisht e kërcënonte se do ta vriste nëse nuk i jepte para. Para se ta raportonte ngjarjen në polici, E.O. e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë se paratë duhet t’ia jepte atij dhe se në vendin e caktuar do të vinte edhe një person tjetër. Të dy janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Exit mobile version