Me dy ndeshjet e djeshme që zhvilluan në Kumanovë dhe Strugë u kompletua java e tetë e sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor. Struga Trim Lum me 22 pikë e vetmuar kryeson renditjen në tabelën e klasifikimit.
Ndeshja e cilësuar e rrezikut të larë mes Bashkimit dhe Vardarit në atmosfere impozante e krijuar nga numri I madh I tifozëve të pranishëm në tribunat e stadiumit të Bashkimit, përfundoi me barazim pa goila 0-0. Të dyja ekipet luajtën u munduan aq sa mundën por përkund;r disa rasteve nuk arritën të shënon. Epilogu u barabartë është real dhe të dyja ekipet kanë mbetur të kënaqur me pikën e fituar nga kjo ndeshje derbi. Por në pjesën e dytë pati një ndërprerje për disa minuta shkaku për këtë ishte se një tifoz kishte rënë në fushë duke pësuar lëndime. I njëjti me ambulancën e ndihmës së shpejtë është transferuar në spital. Lidhur me incidentin në fjalë në komunikatën zyrtare të KF Bashkimi thuhet: “Gjatë ndeshjes së sotme kundër Vardarit, ndodhi një incident me njërin nga tifozët tanë të vegjël, Noarin. Fatmirësisht, pas intervenimit të menjëhershëm të prindërve dhe stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është e shkëlqyeshme dhe jashtë çdo rreziku.
Noari është në gjendje të mirë dhe po merr gjithë kujdesin e nevojshëm. Falënderojmë të gjithë ata që shprehën shqetësim dhe solidaritet”.
Në stadiumin e qytetit në Strugë, skuadra e Bledi Shkëmbit shënoi fitore 2:0 përballë Pelisterit, me dy golat që i realizoi Hristijan Malevski në 10 minutëshin e fundit të takimit. Me këto tre pikë të fituara kundër Pelisterit, Struga Trim Lum kryeson e vetmuar renditjen tabelën me 22 pikë grumbulluara me 7 fitore dhe vetëm një barazim.