Site icon Tetova Expres

Nesër në mbrëmje fillon edicioni i dhjetë i festivalit të Teatrit në Tetovë

Nesër në mbrëmje fillon edicioni i dhjetë i festivalit të Teatrit në Tetovë. Ky festival do të zgjasë gjashtë netë, ndërsa marrin pjesë gjashtë trupa teatrore edhe atë nga Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Presheva dhe Gostivari, ndërsa poashtu pjesë e festivalit do të jetë edhe Teatri i Tetovës, si nikoqir. “ Kësaj rradhe padyshim që festa në qytetin tonë do të jetë Festivali Ndërkombëtar i Teatrove që organizohet nga Teatri iTetovës. Do të kemi një përzgjedhje të teatrove dhe këtë vit janë trupa që e kanë dëshmuar veten nëpër festivale të ndryshme dhe shpresojmë se publiku nga Tetova dhe jo vetëm do të ndahen shumë të kënaqur nga ky festival. Besojmë se kemi bërë punë të mirë dhe të dëshmojmë se Teatri i Tetovës e meriton ta ketë një festival të këtillë”, deklaroi Agim Abdullai, koordinator i Festivalit. Këtë vit, festivali nuk është me karrakter garrues. Sipas drejtorit të Teatrit të Tetovës përderisa nuk ka mjete për çmimet atëherë edhe karrakteri garrues nuk ka kuptim. “Jo, nuk ka karrakter garues sepse edhe këtë edicion buxheti nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe unë nuk jam dakord që të ndajmë çmime pa pagesë dhe unë mendoj se secili çmim duhet të ketë një pagesë, secili aktorë që do të merr çmim duhet të paguhet dhe ne nuk e kemi komoditetin që të paguajmë dhe pa pagesë çmimet nuk janë shumë të rëndësishme” deklaroi Hasim Memishi, drejtor i Teatrit të Tetovës. Organizatorët e festivalit thonë se mjetet për organizimin e këtij festivali nuk mjaftojnë. “Këtë vit për festivalin janë ndarë 800 mijë denarë. Edhe ato janë mjete bruto dhe duke përpjestuar me taksat që duhet të paguajmë I vjen diku 700 mijë denarë neto për gjashtë netë, gjashtë trupa vijnë nga qytete të ndryshme dhe t`ua mbulojmë të gjitha harxhimet mendoj se është jo e mjaftueshme shuma që na e miraton ministria”, deklaroi drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi. Sa I përket hyrjes për publikut, drejtoria e Festivalit ka vënë në dispozicion edhe bileta, të cilët nuk janë të obligueshme por vetëm ata që kanë mundësi dhe dëshirojnë mund të marrin biletë./Tv Koha/

Exit mobile version