Site icon Tetova Expres

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka nisur fluturimet direkte për në Xheda të Arabisë Saudite

Prishtina lidh direkt Arabinë Saudite: Nisën fluturimet drejt Xhedas
Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka nisur fluturimet direkte për në Xheda të Arabisë Saudite, duke hapur një destinacion të ri të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Në njoftimin zyrtar, drejtuesit e aeroportit e kanë cilësuar këtë si një moment historik që rrit lidhjet e Kosovës me botën dhe u ofron udhëtarëve më shumë mundësi për lëvizje.
“Me këtë linjë të re direkte, udhëtarët tanë do të kenë një qasje më të shpejtë dhe më të lehtë drejt Arabisë Saudite. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për lidhjet tona ndërkombëtare dhe për fuqizimin e pozitës së aeroportit në rajon”, thuhet në komunikatë.
Fluturimet për në Xheda do të realizohen disa herë në javë, sipas një orari të dedikuar që do të bëhet publik nga kompanitë ajrore partnere.
Ky destinacion i ri është një tjetër hap në zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të aeroportit të Prishtinës, pas shtimit të linjave drejt qyteteve kryesore evropiane dhe destinacioneve më të largëta.
/ON
Transmeton Besainfo Ch
Exit mobile version