Site icon Tetova Expres

KV LIRIA PËRFORCOHET ME VOLEBOLLISTIN GJEORGJIAN GIORGI GORDADZE!

Në pritje  të kampionatit të ri të volejbollit   në kategorinë e e meshkujve   të  gjitha  ekipet  janë duke u përgatitur  sipas  mundësive dhe pretendimeve  që kanë. Ekipet  tanimë kanë  nisur me përgatitje  por  edhe  me  prirje të lojtarëve  të ri  me  qëllim të realizimit të qëllimeve vetanake , Kështu  klubi I volejbollit  Lira  në kuadër të përgatitjeve  për sezonin e ri që prite të fillin në fund të tetorit, në rradhët e veta  ka sjell  një super  përforcim, bëhet  fjalë për Giorgi Gordadze anëtar  I reprezentacionit  gjeorgjian. Kë e  ka  publikuar  trajneri I ekipit të Zherovjanit, Sadik Ferati i  cili  në rrjetin  social fejsbuak  shkruan:

 KV Liria me kënaqësi komunikon se Giorgi Gordadze, reprezentues me përvojë nga Gjeorgjia, tashmë është pjesë e skuadrës tonë. Gordadze luan në pozicionin e pasuesit dhe pritet të jetë vlerë e shtuar e skuadrës tonë.

Me karrierë që përfshin angazhime të rëndësishme, Giorgi pritet të sjell cilësi serioze, profesionalizëm dhe një dimension të ri në lojën tonë. Së bashku me punën dhe përkushtimin e stafin teknik dhe lojtareve tanë, pritet që efekti i tij të ndjehet menjëherë në kampionat.

Të gjithë në KV Liria i dëshirojmë mirëseardhje Giorgi Gordadzes duke i uruar shumë suksese në fanellën tonë !”

  Kampionati i ri  2025/2026  që do të numron  12 ekipe do të fillon në javën e fundit të tetorit.

Advertisement
 Shaban SINANI – TV Koha
Exit mobile version