Kandidatët për zgjedhjet lokale 2025 do të prezantojnë edhe sot programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët, në ditën e katërt të fushatës.
Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë midis qytetarëve të Studeniçanit, Zelenikovës (17:30), Kisella Vodës (18:30) dhe Aerodromit (20:00).
Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë shtypi në ora 12:00 në Media Qendrën e VLEN-it (Qendra tregtare Mavrovasja-Selia e Alternativës).
Kryetari i LSDM-së Venko Filipce, së bashku me kandidatin për kryetar të LSDM-së dhe Koalicionit, Martin Kostovski, do të jenë midis qytetarëve të Kumanovës. Në orën 12:30, në qendër të Kumanovës, Kryetari i LSDM-së do të japë një deklaratë për mediat.
Kryetari aktual i komunës dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga VLEN, Bilal Kasami, do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 13:00 në Bllokun Urban 70 në Tetovë.
Sot në ora 12:00, kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë shtypi. Media Qendra e VLEN-it (Qendra tregtare Mavrovasja-Selia e Alternativës)
Bujar Osmani kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) sot në ora 11.00 do të mbaj konferencë për shtyp ,
e cila do të mbahet në selin e BDI-së në Çair
Fushata zgjedhore, e cila filloi të hënën, do të zgjasë deri në mesnatë më 17 tetor, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.
Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar bashkie – 16.