Site icon Tetova Expres

Këtë mëngjes në Maqedoni ka temperatura të ulëta me reshje shiu. Në male ka reshje bore

.Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha. Në male të reshurat e shiut kan kaluar  në borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 13 gradë Celsius.

Në Mavrovë dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes ra bora e parë e kësaj vjeshte, duke krijuar një shtresë të hollë bore. Borë ka edhe në vendet e tjera malore. Pritet që të formohet një shtresë bore deri në 15 centimetra.

Në Tetovë moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë Celsius.

Exit mobile version