Para pushimit të ndeshjeve të reprezentacionit për dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Belgjikës dhe Kazakistanit gjatë fundjavës zhvillohet java e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e pare
Java e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e pare futbollit vendor do të zhvillohet këtë fundjavë duke filluar nga e premtja e deri të hënën. Sipari i javës së nëntë në Ligën e pare hapet me ndeshjen mes ekipit Makedonija Gj.P dhe Arsimi e cila zhvillohet të premten me fillim në ora 15:00. Ndeshja në fjalë është e rëndësishme për të dyja skuadrat duke marr para sysh se në deri më tani nuk mund jenë kënaqur me rezultate e shënuara kur dihet se vendasit kanën vetë 9 pikë, ndërsa Arsimi vetëm 8 pikë.
Të shtunën në program janë duelet Shkupi – Rabotniçki, që do të luhet në stadiumin e qytetit në Strugë dhe ndeshje në Strumicë mes AP Brera dhe Bashkimit të Kumanovës.
Super derbi i kësaj jave Vardari – Struga Trim Lum është caktuar të zhvillohet të dielën me në arenën “Todor Proeski”, ndërsa pot ë dielën zhvillohet edhe ndeshja Sileksi – Tikveshi.
Ndeshja e fundit e javës së 9-të Pelisteri – Shkëndija është caktuar të zhvillohet të hënë në Manastir.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së nëntë do të fillojnë në ora 15:00
Shaban Sinani – TV Koha