Site icon Tetova Expres

Aksidentohet polici që siguronte vendin e aksidentit tjetër!

Të enjten mbrëma  në orën 20:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë në Reçicë të Vogël, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.S. (22) nga Kosova, ka goditur një punonjës policie S.A. (26) nga Shipkovicë, i cili kryente sigurimin e vendit të një aksidenti tjetër rrugorë që paraprakisht kishte ndodhur.

Me këtë rast, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, këqyrja është kryer nga një ekip i këqyrjes nga SPB Tetovë.

Exit mobile version