Site icon Tetova Expres

Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.

Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.

“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.

Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.

Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.

Advertisement

Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.

Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.

Exit mobile version