Site icon Tetova Expres

KARATE: NESËR ZHVILLOET EDICIONI I XX ‘’STRUGA OPEN 2025’

Nesër në Strugë në organizim të klubit të ‘’Drini’ dhe në bashkëpunim me  Federatën e karatesë, mbahet edicioni i 20 me radhë Turneu Ndërkombëtar i Karatesë  ‘’STRUGA OPEN 2025’’. Në këtë edicion jubilar të Turneu ‘Struga Open’ pritet të marinë o pjesë afro  400 karateist në kategorinë e meshkujve  dhe ato të vajzave  në të  gjitha disiplinat  KATA dhe KUMITE nga disa vende të  rajonit  dhe  pothuajse të  gjitha  klubet e  karatesë në vend anëtare  të Federatës  së Karatesë së Maqedonisë

 Në  këtë  edicion  jubilar  pjesëmarrjen e tyre  e kanë konfirmuar  edhe   nga  Ministria e  Sportit të Maqedonisë së Veriut, zyrtar nga Federata e Maqedonisë, Kosovës , Shqipërisë  dhe  përfaqësues  nga klubi i karatesë Ulqini,  si dhe  nga  Lugina e Preshevës

Organizatori  i këtij manifestimi sportiv  Alim Hajredini, paralajmëroi atmosferë  spektakolare, gara cilësore  dhe  normal  të  fitojnë më të mirët. Hapja  solemne  e  këtij eventi jubilar  do të  zhvillohet në palestrën e sportit Timi në Strugë me  fillim në  nga  ora  10 e 30, ndërsa garën të hapur  do ta  shpall  zëvendës ministrja e  Sportit  Safije Sadiku Shaini

Organizatori  pë të  gjithë  fituesit  në të  gjitha kategoritë dhe  disiplinat   do të ndaj  kupa , medalje dhe mirënjohje . Ndërsa Kupa të veçanta  do t[ ndahen edhe  për   ekipet me  ë tepër  garues  nga  vendi dhe  jashtë vendit, ndërsa  mirënjohje  do të ketë  edhe  për ata të cilët e kanë përkrahur këtë eveniment  jubilar,

 

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version