Site icon Tetova Expres

NESËR NË SHKUP ZHVILLOHET SUPER DERBI VARDARI – STRUGA TRIM LUM

Në ndeshjen e parë të xhiros  së 9-të  të sezonit vjeshtor Makedonija Gj.P  mundi Arsimin 4-1. Nesër me fillim në ora 15:00, në Shkup luhet super derbi mes Vardarit  dhe Struga Trim Lum, ndërsa  java e 9-të kompletohet të hënën me ndeshjen  Pelisteri – Shkëndija që fillon në ora 18:00

 Jave  e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të  futbollit vendor filloi me ndeshjen Makedonija Gj.P – Arsimi e cila përfundoi me fitoren e vendasve  4-1. Me këto tre pikë  skuadra e Gjorçe Petrovit ngjitet në pozitën 6-të tani me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsimi mbetet me kuotën e 8 pikëve. Autor të golave për vendasit ishin Stoillov, Talakov, Guerrero dhe Markovski, ndërsa golin e nderit  për Arsimin e shënoi  Shefit Shefiti  .

Java e  9-të ka vazhduar edhe sot me ndeshjet  AP Brera – Bashkimi dhe Shkupi  – Rabotniçki, ndërsa nesër në arenë ‘’Todor Proeski’’ në Shkup zhvillohet super derbi mes dy ekipeve që aktualisht mbajnë dy vendet e para në renditjen e tabelës Vardari kundër Struga Trim Lum,  dy ekipe të cilat deri më tani nuk kanë pësuar humbje. Nga Struga Trim Lum njoftojnë  se enkas për këtë ndeshje gjatë javës kanë punuar maksimalisht në aspektin taktike teknik dhe kanë analizuar  ekipin e Vardarit. Kjo do të thotë se struganët janë të bindur për të vazhduar  rrugëtimin e sukseseve .

Ndeshja  tjetër që zhvillohet  nesër  është  dueli Shkupi – Rabotniçki e cila do të  zhvillohet në stadiumin e  qytetit në Strugë. Ndeshja e fundit e kësaj jave me çka  edhe do të kompletohet java e tetë zhvillohet të hënën në manastir mes Pelisterit dhe Shkëndijës. Kuqezinjtë tetovar pas kthimit nga Spanja kanë punuar për ndeshjen e radhës  të kampionatit vendor për të mbajtur  ritmin e sukseseve  dhe  pozitën në kreun e tabelës.

Të gjitha  ndeshjet  e xhiros  së 9-të  fillojnë në ora  15:00, pos takimit  në Manastir mes Pelisterit dhe  Shkëndijës  që fillon në ora  18:00

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version