Site icon Tetova Expres

Pas 30 vitesh pritje, Rasadishti bëhet me ujë të pijshëm, Valon Zeqiri: Nuk mund të na shani, sa ne mund të punojmë

Në fshatin Rasadisht të Tetovës është lëshuar në perdorim ujësjellësi i ri, një projekt që i jep fund mbi tri dekadave mungesë të ujit të pijshëm për banorët e këtij fshati. Drejtori i NPK “Sharri” – Tetovë, Valon Zeqiri, së bashku me ekipin e tij, njoftoi se nga sot mbi 50 familje do të furnizohen për herë të parë nga rrjeti i qytetit.

“Ju nuk mund të na shani e as të na propagandoni aq sa ne mund të ju përgjigjemi me punë dhe me vepra konkrete! Pas më shumë se 30 vitesh, banorët e Rasadishtë më në fund do të kenë ujë të pijshëm nga rrjeti i Tetovës,” tha Zeqiri, duke shtuar se ky është një hap i madh drejt barazisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Banorët e fshatit shprehën mirënjohje për këtë investim, duke theksuar se për herë të parë ndihen të barabartë me qytetarët e Tetovës. Sipas Zeqirit, edhe pse Rasadishti kishte pasur në të kaluarën drejtues lokalë nga vetë fshati, asnjëherë nuk ishte bërë përpjekje serioze për zgjidhjen e këtij problemi jetik.

Ai gjithashtu njofton se NPK “Sharri” po vijon investimet edhe në lagje të tjera të Tetovës, si Drenoveci dhe Reçica e Vogël, pas përfundimit të punimeve në lagjet 146, 188 dhe Kolltuk.

“Fjalët harrohen, veprat janë ato që mbahen mend,” përfundoi Zeqiri, duke nënvizuar se prioritet i ndërmarrjes mbetet përmirësimi i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët pa dallim.

Advertisement
Exit mobile version