Site icon Tetova Expres

Zgjedhjet lokale, Ivanovska: Do të bëjë përpjekjet që banorëve të Qendrës t’u ofrojë një jetë me dinjitet

Kandidatja e pavarur për komunën Qendër, Biljana Ivanovska, thotë se nëse e merr besimin e qytetarëve, do të bëjë të gjitha përpjekjet që banorëve të Qendrës t’u ofrojë një jetë me dinjitet. Ajo premtoi se së bashku me grupin e këshilltarëve “Të pavarur së bashku për komunën Qendër”, do të kthejnë në funksion qendrën rekreative sportive në Kala. Ky objekt që ka kapacitet për 3000 qytetarë, do t’u rikthehet përsëri qytetarëve, nënvizoi ajo.

“Të rinjve u japim përparësi, pasi trupat e tyre janë akoma në rritje dhe zhvillim, prandaj për ta sporti nuk duhet të jetë luks, ndërsa komuna nga ana tjetër duhet të kujdeset për shëndetin e njerëzve, prandaj bëjmë thirrje që në këto zgjedhje, qytetarët të zgjedhin, të japin mundësi, të vendosim vlera që do të mundësojnë jetë me dinjitet, kundrejt menaxhimit të keq, që ishte e drejtuar para se gjithash drejt përfitimeve dhe interesave personale. Prandaj më datë 19 bëjmë thirrje që të jepet një PO e madhe për një mënyrë të re të menaxhimit”, deklaroi Biljana Ivanovska, Kandidate e pavarur për komunën Qendër.

Exit mobile version