LSDM mbajti tubime në Berovë dhe Dellçevë. Kandidati i kësaj partie për kryetar të Dellçevës, Dejan Glinxharski, para të pranishmëve theksoi se ka plan të qartë për zhvillimin e qytetit. Programi i tij bazohet në tre fusha më me prioritet sikurse infrastruktura, kualitet më të mirë për jetë dhe mundësi të reja për të rinjtë. Premton park të ri për rekreacion, rreth rrotullime të reja dhe disa projekte të tjera. Dellçeva nuk është vetëm ndërtesa por është kulturë, traditë dhe e ardhme, tha Glinxharski.
“Shtëpi të re për të moshuarit, pleqëri të sigurt sepse prindërit tanë dhe qytetarët më të vjetër meritojnë kujdes me dinjitet dh shtëpi të ngrohtë. Do të ndërtojmë dhe shesh qendror, pasqyra e Dellçevës, zemër të re urbane të qytetit, vende për mbledhje, ngjarje kulturore dhe krenari për të gjithë ne. Do të ndërtojmë garazh në kate sepse qytetit tonë i duhet rend, infrastrukturë moderne të komunikacionit dhe më tepër vende parkimi. Filluam me ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit “Bregallnica” në gjatësi prej 620metra nga kisha në qendër të qytetit deri te pishina e qytetit”, deklaroi Dejan Glinxharski – Kandidat i LSDM-së për kryetar të Dellçevës.