Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi master planin për Çairin të përgatitur nga arkitekti Bajram Vardar. Programi është ndarë në shtatë pika mes të cilave çështja e parkingjeve, komunikacioni dhe monumentet historike dhe kulturore. Masterplani do të jetë pikë rrëfim për përpilimin e planit gjeneral urbanistik në qytetin e Shkupit për zonën e Çairit. Për lehtësimin e komunikacionit Mexhiti paralajmëron dy bulevarde të reja, bulevardi Kroacia dhe Mali i Zi por edhe lidhje përmes malit të Gazibabës deri në Autokomandë.
“Bulevardi “Kroacia” i cili është vazhdimësi i “Bosnja e Hercegovinës”, e lidhë pra pjesën e Butelit me Gazibabën, pra del në Autokomandë. Ndërsa bulevardi Mali i Zi është vazhdimësi e bulevardit “Sllovenia”, që e lidhë pra Butelin me Karposhin dhe Gjorçe Petrovin. Aty ka diku një kilometër, realizimi i saj mund të bëhet ose brenda fakultetit të shkencave natyrore ose jashtë, menjëherë përreth fakultetit të shkencave natyrore, ka një rrugë që mund të del në autokomandë dhe ajo mund dukshëm ta lehtëson komunikacionin”, tha Izet Mexhiti – Kandidat i VLEN për kryetar të Çairit.