Derbi i javës së 8-të në ligën e parë të futbollit të vajzave Luboteni – AS United përfundoi me fitore spektakulare për kampionet 8-0, Luboteni tani kryeson me 24 pikë maksimale.
Në ligën e parë të futbollit për femra në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 8-të të sezonit vjeshtor ku skuadra e Lubotenit të Tetovë vazhdon fuqishëm rrugëtimin e vetë në stilin e kampionëve. Kështu që super derbi i javës së tetë u zhvillua në stadiumin e Qendrës Sportive në Tetovë me vashave të Lubotenit dhe atyre të AS unitet të Strugës. Skuadra vendase e cila ishte më e mirë në çdo aspekt regjistroi fitore të thellë 8:0. Lojtare më e mirë dhe më efikase në këtë përballje ishte Hava Mustafa e cila realizoi hat-trik, dy gola realizoi Maryan Ogoçuku, ndërsa Vekliçkovska dhe Grozdanova shënuan nga 1 gol.
Në ndeshjet tera u shënuan këto rezultate: Top Gol – Kamenica Sasa 0-1, Tiverija Brera – Koçani 5-1, Skopje 2024 – Istatov 2015 Skopje 2-0, dhe Reçica – Vardari 2023 2-2. Pas javës së tetë tabelën e kryeson Luboteni me 24 pikë maksimale e ndjekur nga Skopje 2023 me 21 pikë dhe AS United me 16 pikë.